Vajzës i bie të fikët në studion e Ardit Gjebresë

Kliko per me shume info

Një ditë të bukur, i kthej përgjigje e takoj dhe folëm për gjërat që duam. Ai më çon tek motra e tij dhe për atë nuk kam fjalë. Ajo më do pa masë.

Ardit Gjebrea: Por ka diçka, ka një ngërç me mamanë tuaj?

Kliko per me shume info

Albana Keka: Për këtë jemi sot këtu. Mami im siç çdo nënë. Unë në vitin 2016 unë dyshoja se mos isha shtatzënë dhe fillova ta besojsa, sepse nuk kisha qenë më parë nënë. Të gjithë më trajtonin, mos prek, mos e ngre. Dhe aty, fillova të ndjeja diçka të mrekullueshme. Por në fakt unë nuk isha. Por unë e besoja se e kisha. Aty e kuptoj nënën time.

Ardit Gjebrea: Çfarë nuk shkon me nënën tënde?

Albana Keka: Nuk është se nuk shkon, por mami im donte të mburrej se kishte bërë sakrifica dhe donte ta shikonte vajzën e saj me një dhëndër. Por ajo e pa djalin e ri në Greqi sesi u soll dhe sesa i papjekur ishte.

Ndërsa zotëria që kam në krah është shumë i rëndësishëm është për mua dhe më ka qëndruar shumë afër. Një ditë shkoi tek mami, pa bërë kurorëzim për të kërkuar dorën time.

Ardit Gjebrea: Shkon me Akremin për të aprovuar këtë lidhje?

Albana Keka: Nuk e priste nga mosha, nga diferenca. Nuk e priste.

Ardit Gjebrea: Sa herë e ka takuar mami, Akremin?

Albana Keka: Vetëm një herë. Unë shkoj e shikoj, por ajo nuk ma hap derën. Mua më mungon shumë.

zsdefefrdgge.jpg

Ardit Gjebrea: Sa kohë ke që nuk e takon mamin?

Albana Keka: Në 27 Korrik në ditëlindjen time bëmë dasmën dhe një videoklipin dhe i kërkova Shegës, kunatës sime, që të shkonim ta shikonim mamin, por ajo nuk pranoi. Pasi mendoi se do mërzitesha më shumë. Ajo ditë ka qenë shumë e vështire për mua, sikur ishte vaki dhe jo dasmë. Unë e dua mamin ta shikoj, më ka marrë malli për erën e saj.

Ardit Gjebrea: Ke tentuar ta takosh mamin?

Albana Keka: Po dhe më është mbyllur dera e lokalit.

Sakaq gazetari i “Ka një mesazh për ty” ka udhëtuar drejt Vlorës në shtëpinë e nënës së Albanës, por ajo nuk ka pranuar të vijë në studion e të “Dielës Shqiptare”.

Pasi pa videon e nënës, e cila nuk pranoi, Albana humbi ndjenjat për disa sekonda dhe më pas u qetësua. Ajo i ka shkruar nënës një poezi prekëse dhe Arditi i ka premtuar Albanës se do të shkojë në Vlorë dhe do ia çojë asaj lulet dhe poezinë e vajzës së saj.

E tronditur që mamaja e saj nuk e pranoi ftesën për të ardhur në emision, Albana ka shpresë se zemra e nënës do të zbutet një ditë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.