Ushtria amerikane vret civilë në Afganistan

Sulmet ajrore në një provincë të Afganistanit dyshohet se vranë një numër civilësh, kanë njoftuar zyrtarët lokalë.

Sulmet ajrore, të kryera në tre fshatra fqinje të rrethit Chahardara, vranë 22 civilë, tha Saifullah Amiri, një anëtar i këshillit provincial.

Kliko per me shume info

“40 civilë u plagosën gjatë sulmeve”, tha Amiri, duke shtuar se incidenti ndodhi pasi banorët e fshatrave shkuan për të sjellë trupat e talibanëve të vrarë në sulmet ajrore.

Javid Samim, një zëdhënës i forcave speciale afgane ka mohuar akuzat për viktima civile gjatë operacionit të forcave ajrore duke thënë “nuk kishte civilë në ato fshatra” gjatë operacionit amerikan.

Forcat amerikane në Afganistan kanë thënë përmes një emaili se janë të vetëdijshëm për akuzat dhe se ata “ po mundohen të gjejnë fakte rreth incidentit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here