Ushtaraku i emëruar Prefekt nga Rama, i paditur nga ILDKP për pasurinë

Një prej Prefekteve te emeruar nga kryeministri Rama “kryqëzohet” nga padia penake. Atij i kanë publikuar dy vendime të ILDKPI-së, ku rezulton se ka një gjobë dhe një kallëzim penal.

Deklaratat gjenden në faqen zyrtare të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, në datat 10 nëntor 2014 dhe 12 janar 2015.

Kliko per me shume info

Fjala eshte për Rolando Naston, nga neser Prefekti i Durresit, per te cilin ka një kallëzim penal nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (IKLPDKI), por për ish-shefin e shtabit në Forcën Detare ka dhe një gjobë prej 100 mijë lekësh, apo 1 milion lekësh të vjetra.

Më 12 janar 2015, Roland Nasto përmendet në një listë të gjatë emrash të hartuar nga kryeinspektori i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILKDP), Shkëlqim Ganaj, për mospërbushje të detyrimeve kushtutuese të deklarimit të formularit të pasurisë.

“Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesavem (IKLPDKI), vendosi masa administrative dhe paraqiti pranë organit të akuzës kallëzim për ndjekje penale për veprën penale të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal për subjektet e mëposhtëm: Gjokë Uldedaj, për funksionin Deputet, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Elisabeta Ferizaj (Muda), për funksionin Doganier, Drejtoria Përgjithshme e Doganave. Dedë Tonaj, për funksionin Kryetar i Komunës Shalë, Qarku Shkodër. Roland Nasto, për funksionin Shef Shtabi i Forcës Detare, Ministria e Mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e ILDKP të datës 12 janar 2015.

Roland Nasto, sipas një deklaratë të Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave rezulton se me 100.000 lekë: -“Roland Nasto, për funksionin Shef Shtabi në Forcën Detare, Ministria e Mbrojtjes, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2013, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.