Urimi i veçantë i këngëtares së famshme shqiptare: Ju dua Shqipëri! (Video)

Showbiz

Një urim i veçantë këto ditë festash ka ardhur edhe nga këngëtarja shqiptare e famshme në mbarë botën.

Gazetarja e emisionit "Stop" Gentiana Haxhiu është takuar me këngëtaren me famë ndërkombëtare Bebe Rexha, e cila përmes një videoje shqiptarët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në regjistrimin e shkurtër të gazetares, ku tregon se është me 26-vjeçaren në Nju Jork, Bebe thotë: “Ju dua Shqipëri!”

Takimi i tyre në Amerikë është bërë pas organizimit të një feste ku të gjithë shqiptarët u mblodhën për 105-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Ndër ta edhe Bebe Rexha me gazetaren Gentiana, e cila mundësoi pamjet ku këngëtarja përshëndet Shqipërinë pikërisht para festave të nëntorit.

Para një viti, ajo mbajti një koncert në sheshin ‘Nënë Tereza’ ku ishin të pranishëm qindra persona. Së fundmi, Bebe po gëzon suksesin e hitit 'Meant to be'./lajmifundit.al

https://youtu.be/nCyI4cKI4C8

ME TE LEXUARAT