Urdhërarresti/ Sokol Bode mund të jetë larguar në SHBA

Një prej zyrtarëve të lartë të policisë prej të cilëve është lëshuar urdhër arresti dyhsohet të jetë larguar drejt SHBA-ve. Sipas Lapsi.al, Sokol Bode, ish-shefi i policisë kufitare të Dhërmiut mund të jetë larguar për në Amerikë.

Pas publikimit të fotos me Habilaj-t ai u largua nga Policia e Shkodrës, ku shërbente pasi la detyrën e shefit të policisë kufitare në Dhërmi. Burime të Lapsi.al thonë se ka dyshime që Bode të jetë larguar drejt SHBA-së fill pas publikimit të kësaj fotoje. Sidoqoftë kjo mbetet për t’u konfirmuar.

Kliko per me shume info

Për momentin nuk dihet ende kur do të ekzekutohen tre urdhër arrestet e Prokurorisë. Veç Sokol Bodes ka mandat arresti edhe për Jaeld Celën, ish drejtorin e policisë Vlorë dhe Gjergj Kohilën, shefin e krimeve të Vlorës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.