Udhëtoi me makinën e Habilajve? Gjebrea: Nesër shkoj në Prokurori

Ish/zv ministrja e Brendshme, aktualisht deputetja e PS-së, Elona Gjebrea e përfolur në media se ka udhëtuar me makinën e Tahirit bashkë me Habilajt, në një reagim për “Tonight Ilva Tare” në Ora News, se nesër do të paraqitet në prokurori për të dëshmuar për këtë çështje. Ajo i konsideron shpije akuzat për të dhe bashkëshortin e saj.

“Në punën time si Zv. Ministre Punëve te brendshme, si ne cdo detyre tjeter te kryer e ne përmbushje nga ana ime, kam respektuar e respektoj maksimalisht ligjet e shtetit e rregullat me te larta te moralit tone shoqeror. Përpjekjet per te baltosur politikisht emrin tim e te familjes, marrin shkas nga asgjeja e kunderligjshme ne veprimet e mia, mpleksen ne menyre spekulative nga çështje penale te telekomanduara, e shiten mediatikisht te transformuara ne vërtetësi, per çdo perfitim te te kundërshtarëve të mi.

Kliko per me shume info

E njoh te drejten e prokurorise e tagrin e saj procedues, dhe nese interesi i cdo hetimi ka nevoje per fakte te ditura prej meje, mbetem e gatshme te paraqitem ne cdo kohe. Biles do kerkoj qe neser te paraqitem vullnetarisht ne Prokurori e te deshmoj ne interesin tim dhe te publikut.

Por ngjizja e nje genjeshtre si kjo e shperndare ne komunikimet e hapura e te fshehura te perfaqesueseve te pd-se, per gjoja lidhje te miat me te dyshuar per vepra te renda penale sic jane Habilajt e grupi i tyre, meriton nje pergjigje te drejtperdrejte e te qarte nga une. Asgje sme lidh me keta e te tjere subjekte te proceduar brenda apo jashte vendit.

Sulmet per bashkeshortin po ashtu jane perpjekje per te me sulmuar mua dhe per te baltosur figuren time. Nuk eshte e vertete qe nuk ka kaluar testin e dekriminalizimit sic thuhet ne media. Dhe kjo eshte lehtesisht e verifikueshme nepermjet organeve ligjzbatuese. Bashkeshorti im ka 25 vite pune eksperience si ekspert nderkombetar me kompani e organizma prestigjioze ne shume vende te botes si Europe, Afrike,Azi etj. Kjo do te thote dhe verifikim te figures se tij morale dhe profesionale’, deklaroi Gjebrea.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here