U përfol për përçarje të “Babastars”, Getoar Selimi reagon pas kritikave

Ditën e djeshme një postim i menaxherit të grupit Babastars, nxiti dyshimet dhe thashethemet për një përçarje të reperave të suksesshëm në Kosovë, dhe jo vetëm.

Albert Krasniqi publikoi fjalët e rënda që i kishte shkruar Getit në Viber ku ndër të tjera theksonte se ishte i pakënaqur me trajtimin e bërë ndaj disa reperave brenda grupit. Të pakënaqurit raportohet nga mediat kosovare se janë të mërzitur nga trajtimi që Geti i ka bërë grupit, duke favorizuar vetëm Majkun.

Kliko per me shume info

Për këtë lajm ka reaguar Cozman i cili bën pjesë në grupin që kanë shprehur mbështetjen e tij ndaj Getit dhe jo ndaj Albertit.

Nga ana tjetër duket se Geti e ka marrë të qetë këtë situatë, me postimin e një fotografie në Instagram duke ndezur ” një puro”. Me këtë siç duket i përgjigjet edhe të gjithë atyre që e kanë kritikuar mbrëmë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here