U masakrua me thikë nga fqinja greke, familjarët e shqiptarit nuk sjellin dot trupin

Një shqiptar 35-vjeçar u vra dje në Kretë, Greqi nga fqinja e tij, përdoruese droge. Sot mediat kanë publikuar emrin e shqiptarit që gjeti vdekjen në përpjekje për të ndihmuar 26-vjeçaren. Bëhet fjalë për 35-vjeçarin Valton Loka, prind i dy fëmijëve 15 dhe 7 vjeç.

Mësohet se familja e tij që jeton prej kohësh në Ksiropotamo, Irakleo në Kretë dhe përballet me probleme ekonomike dhe gruaja e tij ndodhet në vështirësi për sjelljen e trupit në Shqipëri, ku do të kryhet edhe ceremonia mortore, shkruajnë mediat greke.

LEXO EDHE:  Zhdukja e dy fëmijëve shqiptarë në Gjermani, ambasada: Ku dyshojmë se ndodhen
Kliko per me shume info

Ndërkaq mediat greke ka publikuar edhe foton e autores, e cila mësohet se ishte e skeduar për vjedhje por ishte jashtë hekurave për shkak të gjendjes shëndetësore, shkruan Panorama. Ajo jetonte në një shtëpi që nëna e saj e kishte marrë me qira, ndërsa ka edhe një vëlla në burg në Koridhali.

Shqiptari u sulmua me thikë nga fqinja 26-vjeçare, në shtëpinë e saj ku kishte shkuar i alarmuar pasi kishte dëgjuar që ajo bërtiste aq sa ngriti në këmbë lagjen.

LEXO EDHE:  Dekanati dhe Rektorati shkelin ligjin, studentes nga Holanda i mohohet specializmi

Pavarësisht faktit se ai i ofroi asaj ndihmë, vajza e re e qëlloi disa herë me thikë, duke i shkaktuar atij vdekjen.

Ndonëse fqinjët njoftuan menjëherë ambulancën për ta transportuar me urgjencë drejt spitalit, plagët e marra rezultuan fatale për shqiptarin.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here