U kapën me 1.6 tonë drogë/ Gjykata e Pireut le në burg 3 të arrestuarit

Gjykata e Pireut ka dhënë masën e sigurisë për 3 nga 11 të arrestuarit nga operacioni anti-drogë në Greqi, ku u kapën 1.6 tonë drogë që vinte nga Shqipëria.

 

Kliko per me shume info

 

Masa e sigurisë “burg pa afat” për 3 nga trafikantët, mes të cilëve një italian dhe dy shqiptarë.

Sipas Prokurorisë së Pierut, italiani akuzohet se ishte organizator, por nuk e ka pranuar akuzën.

“Kisha marrëveshje thjesht për drejtimin e skafeve Skipper nga Greqia në Itali”- ka thënë italiani.

Një nga shqiptaret ka thënë se nuk kishte lidhje me drogën. “Më thanë qe eja te shkarkosh disa gjëra nga një skaf, nuk kam lidhje me drogën”- ka thënë ai.

Nesër do të merret masa për një italian dhe dy shqiptarë të tjerë dhe të premten për pjesën e mbetur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.