U arrestua për vjedhje, 29-vjeçari pret damarët në dhomën e paraburgimit

Kliko per me shume info

Një i ri shqiptar ka tentuar që ti japë fund jetës duke prerë damarët. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në paraburgimin e komisariatit të Rodosit, Greqi.

Kliko per me shume info

Bëhet fjalë për një 29-vjeçar nga Shqipëria i cili ishte ndaluar në stacionim e policisë dhe ishte vënë në akuzua për vjedhje.

Sipas media greke, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, shkruan SYRI.net

Ai kishte prerë kyçet me një fletë dhe nuk kishte njoftuar. Kanë qenë policët roje që e kanë parë. 29-vjeçari është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Rodosit dhe pastaj në një spital në Athinë.

I riu shqiptar akuzohej për një sërë vjedhjesh. Më konkretisht, në mbrëmjen e 15 nëntorit ai kishte vjedhur një sasi të konsiderueshme floriri në një shtëpi në Lachania. Ai kishte vjedhur edhe një shtëpi tjetër në këtë zonë, në pronësi të një anglezi, ku kishte marrë 1300 paund dhe monedha të vjetra.

Sipas informacioneve të bëra publike nga mediat, thuhet se 29-vjeçari është i varur nga droga.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.