Ka zgjatur vetëm një ditë arratia e Ermir Idrizllarit, i cili u iku policëve me pranga në duar. Sipas informacionit zyrtar, 26 vjeçari është vetëdorëzuar në komisariatin e policisë.
Në banesën e tij, një ditë më parë gjatë operacionit antidrogë, u zbuluan 22 kg kanabis sativa. Idrizllari akuzohet edhe për grabitje.
Të hënën ai u arrestua bashkë me disa persona të tjerë, por në një moment mundi t’u ikte policëve të shoqërimit.