Gjykata jep sot masën e sigurisë për katër “balerinat” dhe 2 tutorët nga Shkodra

Gjashtë të arrestuarit në kuadër të operacionit “Balerina” në Shkodër kanë dalë këtë paradite për masë sigurie para gjykatës; Konkretisht, dy tutorët, Rinard (Frederik) Tata dhe Kastriot Musa si dhe 4 femrat që arrestuan në flagrancë në lokalin e Tatës.

NJOFTIMI I POLICISE:

Kliko per me shume info

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcat e Drejtorisë Operacionale dhe  Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, kanë goditur në 18.11.2017, Grupin kriminal “Balerina”, të evidentuar në kuadër të operacionit të gjerë policor “Forca e Ligjit”.

Në këtë kuadër janë arrestuar,  7 shtetas  të dyshuar si anëtarë të këtij Grupi kriminal, e konkretisht:

– Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

– Kastriot Musa, 41 vjeç, banues në fshatin Barbullush Shkodër.

-S.M, 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e denuar më parë për veprën penale ushtrim prostitucioni.

– A.M, 33 vjeçe, banuese në  Shkodër.

– A.Ll, 33 vjeçe banuese në Burrel.

– A.N,  25 vjeçe, banuese në Lezhe.

– A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.

Si dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi K.N, banues në qytetin e Shkodrës.

Ky operacion  u finalizua me sukses pas një hetimi disa mujor  me aplikimin  e  metodave speciale të hetimit.

Shtetasi Rinard Tota dyshohet se ishte organizator i kësaj veprimtarie kriminale ku prej kohësh shfrytëzonte për ushtrim prostitucioni shtetaset e sipërpërmendura, në lokalin e tij “TATA”, në qytetin e Shkodrës.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

•       Ambjenti tre katësh në pronësi të shtetasit Rinard (Frederik) Tota, në të cilin realizohej veprimtaria kriminale.

•       Dy automjete tip Benx dhe Land-Rover në pronësi të Rinard (Frederik) Tota.

•       Një armë zjarri pistoletë.

•       Shtatë ora dore dhe një sasi e konsiderueshme bizhuterishë floriri të ndryshme.

•       Një Laptop dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme.

•       Një sasi parash të fituara nga ky aktivitet kriminal në prerje të ndryshme lek, euro, dollarë etj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Prostitucioni, Shfrytëzim prostitucioni, mbajtje e ambjenteve për prostitucion dhe pastrim produktesh të veprës penale”, parashikuar nga nenet 113, 114, 115 dhe 287 të Kodit Penal.

Policia e Shtetit po vijon punën intensive në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” për realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here