I dashuri i ri është shumë xheloz, çfarë po i ndodh aktores Tuba Buyukustun

Showbiz

Edhe pse historia e tyre u bë publike pas një skandali me policinë dhe pas disa javëve burg, për çiftin Tuba Büyüküstünün dhe të dashurin e saj të ri, biznesmenin Umut Evirgen, lajmet nuk kanë fund.

Çifti janë parë shpesh së fundi në Stamboll në disa ambiente nate, meqenëse Evirgen është edhe pronar i një klubi nate në Emirgan “Secret Kalsın”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mediat turke, ditët e fundit raportojnë se i dashuri i ri i aktores është mjaft xheloz, madje mendohet se i kontrollon asaj edhe profilet sociale për të parë se çfarë pëlqen dhe nëse pëlqen edhe ndonjë postim të ish-it të saj.

Gjithçka thuhet, mbetet në kuadrin e thashethemeve. Askush prej dy personazheve nuk kanë bërë publik raportin e tyre dhe aq më tepër se si po u shkon lidhja.

Megjithatë, miq të afërt me biznesmenin thonë se Umut Evirgen është shumë i dashuruar me Tuba-n. Ai u ka rrëfyer atyre se kurrë më parë nuk ka ndier një dashuri si kjo.

Tuba Buyukustun, në qershor të këtij viti i dha fund martesës së saj 6-vjeçare me aktorin Onur Saylak.

ME TE LEXUARAT