Trump urdhëron “verifikim ekstrem” të emigrantëve pas sulmit në Nju Jork

Bota

Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar “verifikim ekstrem” të emigrantëve, pasi policia ka arrestuar një shtetas nga Uzbekistani, si të dyshuar për atë që ajo e vlerëson si “sulm terrorist”, nga i cili dje u vranë tetë vetë në Nju Jork.

Ky ishte sulmi i parë i tillë në Nju Jork prej 11 shtatorit të vitit 2001 dhe hera e parë që në Shtetet e Bashkuara është ndërmarrë një sulm i tillë me makinë, i ngjashëm me ato që kanë ndodhur në Evropë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sapo kam urdhëruar Departamentin e Sigurisë për ta shtuar Programin e Verifikimit Ekstrem”. Duke qenë korrekt politikisht është mirë, por jo për këtë”, ka shkruar presidenti Trump në rrjetin Twitter, pasi më parë tha se sulmi ishte kryer nga një “person shumë i sëmurë dhe i çmendur”.

Policia e Nju Jorkut tha se i dyshuari, të cilin e kishte qëlluar dhe arrestuar në vendin e ngjarjes, kishte pwrdorur një kamionçinë të huazuar për t’i goditur këmbësorët dhe çiklistët në një rrugicë afër vendit ku dikur qëndronte Qendra Botërore e Tregtisë. /REL

ME TE LEXUARAT