Trump: “Terroristi i Nju Jorkut” duhet të dënohet me vdekje

Bota

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Sayfullo Saipov, i cili është akuzuar për vrasjen e tetë personave në Nju Jork pasi i goditi me kamion, duhet të dënohet me vdekje.

Trump tha se pas sulmit, Saipov ka thënë se është “i lumtur” dhe ka shprehur besnikëri ndaj grupit militant Shteti Islamik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Terroristi i Nju Jorkut ka qenë i lumtur. Ai ka vrarë tetë veta dhe ka plagosur rëndë 12. Ai duhet të marrë dënimin me vdekje”, tha Trump në Twitter.

ME TE LEXUARAT