Trump provokon Korenë e Veriut: Kim Jong-un është i shkurtër dhe i shëndoshë

Kliko per me shume info

Presidenti i SHBA, Donald Trump i a ofruar mbështetjen e tij Azisë, menjëherë pas fyerjes që publikoi në rrjetin Twitter.

Ai e ka quajtur liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un të shkurtër dhe të shëndoshë.

Kliko per me shume info

“Përse Kim Jong-Un më fyen duke më quajtur ‘plakush’ kur unë nuk do t’i thosha kurrë se është ‘i shkurtër dhe i shëndoshë’. Kështu shtuan Donald Trump në një ‘tëeet’ të postuar nga Hanoi në përfundim të turit të tij në Azi.

“Dua kaq shumë të jem miku i tij- shton Presidenti i SHBA-ve- Ndoshta një ditë do të ndodhë”. Për një fjalim të ashpër disa ditë më parë, Kim ishte përgjigjur duke e quajtur Trump një ‘plak lunatik’.

 

Trump tweet

Presidenti amerikan më pas ka shkëmbyer epitete me udhëheqësin e Koresë së Veriut, por nga Hanoi, një skenë që do të mbahet mend për shtrëngimin e dorës së tij me Putin, përsëri i bëri thirrje “të gjitha kombeve përgjegjëse” që të veprojnë për të ndihmuar në ndalimin e kërcënimit bërthamor dhe raketor të Koresë së Veriut.

“Duam progres, jo provokime- ka shtuar presidenti në një konferencë me Presidentin e Vietnamit Tran Dai Quang në Hanoi- dhe duam stabilitet, jo kaos. Shtetet e Bashkuara- shtoi ai- duan paqe, jo luftë”.

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here