Trump: Programi raketor i Koresë së veriut “kërcënim për botën”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se programi raketor atomik i Koresë Veriore është “kërcënim” për botën dhe ka përsëritur se “periudha e durimit strategjik” ndaj Phenianit ka përfunduar.

Duke folur sot në Tokio, pas takimit me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, zoti Trump thesoi se të dy vendet po vazhdojnë të punojnë për t’i kundërshtuar “agresionet e rrezikshme” të regjimit të Koresë Veriore.

Kliko per me shume info

Programi atomik i Koresë Veriore është “kërcënim për botën e civilizuar dhe paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar”, tha Trump gjatë një konference për gazetarë së bashku me zotin Abe shkruan Rel.

Sot është dita e dytë e turneut aziatik të presidentit, Donald Trump, gjatë së cilit ai do ta vizitojë edhe Korenë Jugore, Kinën, Vietnamin dhe Filipinet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.