Donald Trump i dërgon mesazh Ilir Metës. Ja çfarë i shkruan për “reformën në drejtësi”

Kliko per me shume info

Presidenti Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në mesazhin e tij, Presidenti amerikan vlerëson marrëdhëniet miqësore të forta mes SHBA dhe Shqipërisë. Presidenti Trump shpreh vlerësimin për rolin e Shqipërisë në luftën kundër ekstremizmit si pjesë e NATO. Duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve, Trump uron gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë. “Jemi bashkë me ju teksa festoni këtë ditë të veçantë dhe iu uroj Ju dhe popullit shqiptar gjithë të mirat gjatë vitit të ardhshëm!’,- thuhet në mesazhin e Presidentit amerikan.

Kliko per me shume info

Mesazhi i plotë i Presidentit të SHBA-ve:

“I dashur Zoti President,

Ndërsa ju festoni 105-vjetorin e Pavarësisë më 28 Nëntor, populli i Shteteve të Bashkuara më bashkohet në urimin për popullin shqiptar. Në këtë ditë ne konfirmojmë miqësinë tonë të fortë dhe përkushtimin ndaj Shqipërisë si dhe presim që ta fuqizojmë edhe më tej këtë marrëdhënie gjatë viteve të ardhshme.

Dy kombet tona kanë zhvilluar një bashkëpunim të thellë që na ka lejuar të punojmë së bashku për të trajtuar çështje me rëndësi globale. Ju falënderojmë për rolin tuaj si partner vendimtar në promovimin e qëndrueshmërisë rajonale dhe luftën kundër ekstremizmit si dhe mbështetjen tuaj anembanë botës si një Aleat i NATO-s dhe vend anëtar i kolacionit për Shkatërrimin e ISIS-it.

Këtë vit mirëpritëm zbatimin nga ana e Shqipërisë të reformave kyçe të drejtësisë, të cilat e kanë sjellë vendin më afër qëllimit për të hyrë në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimit më të madh rajonal. Ne e lavdërojmë përparimin që ka shënuar Shqipëria në drejtim të integrimit euro-atlantik dhe të sigurimit të paqes e begatisë për të gjithë shqiptarët.

Jemi bashkë me ju teksa festoni këtë ditë të veçantë dhe iu uroj Ju dhe popullit shqiptar gjithë të mirat gjatë vitit të ardhshëm!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.