Trump ka marrë me vete në Azi valixhen e kodeve bërthamore?!

Kliko per me shume info

Sipas mediave britanike presidenti amerikan, Donald Trump ka marrë me vete në turneun e tij në Azi një nga arsenalet më të mëdha bërthamore në botë, e njohur si “çanta e emergjencës së presidentit amerikan” , ose e thënë shqip valixhja bërthamore!

I fotografuar duke u mbajtur me kujdes nga një ushtar, çanta e lëkurës peshon 20 kg dhe përmban kodet bërthamore që mund të nisin një sulm shkatërrues në cdo vend të botës, shkruan “Daily Star”, i sjellë shqip nga Syri.net.

Kliko per me shume info

Nëse Presidenti Donad Trump vendos gjatë këtij udhëtimi të aktivizojë kodet bërthamore, raketat ndërkontinentale ‘ ICBM’ do të godasin  cdo shtet në vetëm 60 sekonda.

Dhe nëse Shefi i Shtëpisë së Bardh jep urdhër, nuk ka asnjë në botë që ka autoritetin për ta ndaluar.

Shumë i kanë drejtuar syri nga Koreja e Veriut, por nuk janë të pakët ata që mendojnë se kjo është një formë presioni edhe ndaj Kinës dhe Rusisë.
Në rast se Trump vendos të sulmojë, raketat bërthamore do ta kthejnë Korenë e Veriut në një djerrinë të pabanueshme. Megjithatë, një sulm bërthamore nga SHBA ka gjasa të shkaktojë përgjigje nga Kina dhe Rusia.

Tensionet e luftës  kanë arritur nivele të reja këtë vit, por valixhja bërthamore i çon padyshim gjerat në një tjetër nivel.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.