Trump i kërkon Rusisë dhe Kinës mbështetje: Të përballemi me Korenë e Veriut!
Presidenti i SHBA Donald Trump ka udhëtuar drejt Koresë së Jugut, në vijën e frontit të bllokimit bërthamor ndaj shtetit të Kim Jong-un, ku tha se duhet gjetur një zgjidhje për kërcënimin e sigurisë të paraqitur nga Pheniani.
Me rritjen e frikës nga shpërthimi i Luftës së Tretë Botërore, Trump tha se Koreja e Veriut ishte "një kërcënim për njerëzit e Koresë së Jugut dhe për njerëzit në të gjithë botën" dhe se SHBA është përgatitur të bëjë gjithçka që është e nevojshme "për të parandaluar diktatorin e Koresë së Veriut të kërcënojë jetë të pafajshme".
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
"Ne së bashku do të përballemi me Korenë e Veriut. Do të jemi të përgatitur për të përdorur gamën e plotë të aftësive tona ushtarake nëse e shohim të nevojshme nevojë."
Presidenti i SHBA gjithashtu i bëri thirrje Kinës, Rusisë dhe vendeve të tjera të “kërkojnë” fundin e programit bërthamor të Koresë së Veriut./lajmiifundit.al