Tropojani që preku sot mijëra shqiptarë, i vdiqën 4 djem njëri pas tjetrit

Aktualitet

Babai i saj sot është 93 vjec dhe është marrë me pajtimin e gjakrave, që prej vitit ’90.Për këtë ai ka marrë vlerësim si popullor ashtu edhe nga institucionet.

Bujana, një zonjë nga Bujani i Tropojës e cila prej vitesh jeton në Londër, te “E Diela Shqiptare”, në rubrikën “Ka një mesazh për ty” sot kishte shkuar për t’i përcjellë me mesazh babait të saj 93 – vjeçar i cili per shkak te moshes se thyer nuk mundi te ishte ne studio.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kam ardhur për ta falenderuar për jetën e tij shumë të vështirë, i cili ka ngelur jetim që në moshën 3 vjeçare, pasi e ëma vdiq gjatë lindjes së vëllait të dytë.”

“Babai jonë ka sakrifikuar jetën, çdo gjë për ne, sepse ai ngeli edhe pa bashkëshorten e tij, e cila vdiq para 24 – vitesh. Ne ishim 10 fëmijë, 6 vëllezër dhe 4 motra. Por sot nuk jemi 10 fëmijë. Si për ironi të fatit djali i parë vdiq nga kanceri në moshën 50 – vjeçare. Të këqijat erdhën njëra pas tjetrës, pasi pas tij vdiqën edhe dy vëllezërit, po nga kjo sëmundje. Vëllai i fundit, vdiq para një viti. “

E pikërisht kjo e fundit, rrëfen Zonja Bujana, e rrëzoi shumë babain e saj. Ajo tregon se humbja e djalit të tretë e izoloi, duke bërë që të mos bëhej pjesë e asnjë gëzimi në familje. Megjithatë, veprimtarinë e tij për shuarjen e gjakmarrjes ai nuk e la.

Ai vijon ende të pajtojë gjakrat, edhe në moshën 93 – vjeçare. “Vijnë e marrin me makinë, shkon kudo, Kosovë, Maqedoni, Shkodër, kudo”. Avdi Rexha, njeriu i cili u shpall qytetar nderi i Tropojës 3 vjet më parë

ME TE LEXUARAT