Parashikimi i motit/ Të hënën nis acari. Ja zonat ku do të ketë reshje dëbore

Temperaturat janë ulur ndjeshëm në muajin nëntor dhe moti sa vjen e bëhet më i ashpër.

Sipas meteoalb, pas të hënës në vend do të shfaqen temepratura dimri. Mbrëmja e së hënës sjell rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë territorin dhe reshje dëbore gjatë natës, në zonat malore.

Kliko per me shume info

Parashikimi sipas Meteoalb

Fundjava: Paraqitet kryesisht me vranësira dhe shira, më të konsiderueshëm në Qendër mbrëmjen e së shtunës deri mëngjesin e së dielës ndersa në Veri, shira të dendur mbrëmjen e së dielës deri mesditës e së hënës.

Vranësirat dhe shirat mbeten dominante edhe të hënën, më të dendur në ekstremin Verior dhe Jugor.

Temperaturat e ajrit rriten gjatë mëngjeseve ndërsa pësojnë rënie me 2 – 3°C gjatë orëve të mesditës, më e ndjeshme në zonat Veriore dhe Lindore.

Mbrëmja e së hënës sjell rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë territorin dhe reshje dëbore gjatë natës, në zonat malore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.