Tragjedia në Lushnje, reagon babai i Zamir Latifit: Duam drejtësi! Policia po ndihmon autorët e krimit që të arratisen

Pas tragjedisë së ndodhur në Lushnjë ku mbetën të vrarë dy të rinj pak kohë më parë, ka reaguar babai i një prej viktimave, Zamir Latifit. Nëpërmjet një deklarate për mediat ai i ka bërë thirrje shtetit që të zbardhë ngjarjen.

Babai i viktim, Fatos Latifi pohon se në asnjë rast nuk kanë menduar apo diskutuar që të bëjnë drejtësi përmes hakmarrjes, ndërsa gjithçka ja kanë lënë në dorë shtetit.

Kliko per me shume info

REAGIMI I FAMILJES:


Une babai i Zamir Latifit, Fatos Latifi bashke me familjen time deklaroj se nuk kam menduar apo diskutuar ndonje moment per hakmarrje.

Une e kam lene cdo gje ne dore te shtetit duke menduar se shteti dhe ligji do te me ndihmojne per ate cka ndodhi dhe se do vendosin drejtesi.

Policia dhe prokuroria e Lushnjes eshte bere nje me krimin. U bene kaq dite dhe as policia dhe as prokuroria nuk eshte marr me hallin qe kemi ne, por perkundrazi po ndihmon autoret e krimit qe te largohen nga Shqiperia.

Atentatoret kerkojne ti heqin familjaret e tyre nga Shqiperia qe te jene te lire, te veprojne perseri. Kam kerkuar takim me zotin Rama dhe nuk mora pergjigje, njekohesisht kerkova dhe takim me ministrin e brendshem zotin Xhafa por nuk ma afruan kete mundesi.

Ne keto kushte u bej apel nepermjet medias qe te vendosin drejtesi per masakren qe u kushtoi jeten dy djemeve te rinj ne qytetin e Lushnjes dhe te parandalojne humbjen e jeteve te tjera te pafajshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here