Ngjarja e rëndë në Bulqizë, kryetarja e LSI-së kërkon falje

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi reagoi në lidhje me helmimin e rreth 60 nxënësve të një shkolle fillore në Bulqizë.

Kliko per me shume info

Kryemadhi shkruan se Bulqiza realiteti i dhimbjeve dhe varfërisë së pacak është ballafaquar sot me tragjedinë e radhës.

Ajo kërkon falje për atë qe e quan realitet të hidhur që kemi instaluar të gjithë bashkë në këto 27 vjet

“Bulqiza e pasurive të mëdha, njëherësh dhe realiteti i dhimbjeve dhe varfërisë së pacak është ballafaquar sot me tragjedinë e radhës: dhjetëra fëmijë jane helmuar nga tymi, por fatmirësisht ka dashur Zoti të shpëtojnë!

Nuk më mbetet tjetër, vetëm të kërkoj falje për këtë realitet të hidhur që kemi instaluar të gjithë bashkë në këto 27 vjet dhe t’i lutem Zotit të na japë kurajon të luftojmë dhe të përpiqemi për të ndryshuar këtë realitet të hidhur”, shkruan Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.