Tragjedi në Egjipt/ Sulmohen nga një bombë në mes të xhamisë, ndërrojnë jetë 180 persona

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në një xhami në rajonin e Sinait në Egjipt, ku pas një sulmi me bombë, më shumë se 180 njerëz kanë mbetur të vdekur.

Kliko per me shume info

Mësohet se sulmi ndodhi gjatë kohës kur besimtarët ishin duke kryer ritin e faljes së të premtes dhe e gjitha xhamia ka qenë e tejmbushur.

Bëhet me dije se përveç viktimave që kanë ndërruar jetë, shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ende nuk janë mësuar autorët e këtij sulmi, pasi asnjë grupim terrorist nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë akt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.