Shiu i dendur dhe era e fortë, tragetet pezullojnë nisjen në Vlorë

Tragetet e udhëtarëve të linjës Brindizi-Vlorë kanë pezulluar nisjen për shkak të motit të keq.

Shiu i dendur dhe era e fortë në detin Jon kanë ngritur dallgë deri 7-8 ballë sot, duke bërë që tragetet e udhëtarëve të pezullojnë nisjen ose ata që tashmë janë nisur të vonohen.

Kliko per me shume info

Orari zyrtar i nisjes së tyre ishte ora 7:00 e mëngjesit, por trageti i linjës mësohet se ende s’ka mbërritur në port.

LEXO EDHE:  Zbulohet plani famëkeq i Veliajt, 33 pallate do të betonizojnë fushën tek “Ali Demi”

Ditën e sotme era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi permanent Jugor duke krijuar në det dallgë 5 ballë.

Në fund të ditës së nesërme, ekziston mundësia e problemeve të përmbytjeve të vogla urbane, në varësi të gjendjes së rrjetit të kanalizimeve.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here