Trafiku i lëndëve narkotike/ Arrestohen 6 persona

Policia e Shkodrës njofton se në kuadër të operacionit të koduar “Bahçallëku” janë arrestuar në flagrancë edhe 4 shtetas si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale të “Mbajtjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike”.

 

Kliko per me shume info

Uniformat blu bëjnë të ditur se të arrestuarit janë shtetasit:

Anri Papaligori, 35 vjeç, banues në Lezhë, u arrestua pasi gjatë kontrollit personal në portofolin e tij kishte një zarf të vogël brenda të cilit kishte një sasi lënde e dyshuar lëndë narkotike Heroinë.

Albert Lokaj , 30 vjeç, banues në Shkodër, ky shtetas u arrestua pasi ka rezultuar se ka blerë sasi të konsiderueshme dozash lënde narkotike tek shtetasi Denis Shema gjatë periullës dy mujore të hetimit.

LEXO EDHE:  Protesta në Kukës, qytetarët: Edi Rama, liro 11 kuksianët, ose gjej vend ku të futesh

Loreta Paço, 36 vjeçe, banues në Shkodër, u arrestua pasi ka rezultuar se në vazhdimësi ka ndihmuar shtetasin Denis Shema në shitjen e lëndës narkotike, gjatë periudhës dy mujore të hetimit.

Pjetër Kokaj, 23 vjeç, banues në fshatin Ivanaj, Malësi e Madhe, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit personal i është gjetur në xhep një qese plastike me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, ku rezultoi me peshë 3.8 gram.

LEXO EDHE:  U arratis nga mali, policia: Si u arrestua në Kosovë vrasësi më i kërkuar i momentit në Shqipëri

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, konkretisht:

2 Automjete

26.4 gram lëndë narkotike Heroinë

3.8 gram lëndë narkotike Cannabis Sativa

6 telefona cellular.

Gjithashtu në kuadër të planit të operacionit për kapjen e personave në kërkim nga strukturat e Komisariatit Policisë Shkodër është bërë ndalimi i shtetasit:

Kolë Qershia 30 vjeç, i dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim” e parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal

Si dhe nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë është ndaluar shtetasi:

LEXO EDHE:  Gjyqi i 11 kuksianëve, policia "blindon" gjykatën e Apelit Shkodër, nis protesta

Bledar Gjinaj 40 vjeç, banues në Fushë Arrëz, me masë sigurimi “Arrest me burg” për veprën penale “Kanosje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.

Vazhdojnë hetimet në lidhje me bashkëpunëtorët e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për këta shtetas, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here