Trafikonin shqiptarë e turq të fshehur në kamionë, shkatërrohet banda britanike

Një burrë dhe një grua janë arrestuar në jug të Uellsit, ndërsa një tjetër në Londër, pasi akuzohen si pjesë e një bande që trafikonin emigrantë të jashtligjshëm nga Shqipëria dhe Turqia drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas BBC, Zyra Qendrore për Emigracionin dhe ekipet e policisë e zhvilluan operacionin e tyre këtë të enjte.

Kliko per me shume info

Një 32-vjeçar dhe një grua 66 vjeç, u arrestuan në një banesë në Risca, qarku Caerphilly, ndërsa një 27-vjeçar u ndalua në Peckham, Southwark.

Ata dyshohen se janë pjesë e një bande përgjegjëse për tentativën e trafikimit të rreth 120 shqiptarëve dhe turqve.

Banda, sipas autoriteteve britanike, dyshohet se e ka ushtruar aktivitetin kriminal mes muajit Mars dhe Nëntor të këtij viti. Ata përdornin ndarje sekrete në kamionë, për të fshehur emigrantët.

Dave Fairclough, nga Ekipi Penal dhe Financiar i Ekipit të Imigracionit, tha: “Ky hetim synon një rrjet të organizuar të dyshuar për mbikëqyrjen e përpjekjeve për t’iu shmangur kontrolleve të emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar”.

“Trafikimi i njerëzve është një tregti e ligë, e cila i trajton individët e pambrojtur pak më mirë se mallrat”.

“Hetimet tona për këtë grup të dyshuar të krimit të organizuar do të vazhdojnë me provat që kemi marrë sot”.

Çifti i Riscas po merret në pyetje në Newport./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.