Torta e Bashës mbetet simbol i babëzisë/ Si e shqyen shqiptarët 5 vite më parë tortën gjigante?

Torta e famshme e Lulzim Bashës vijon të mbeten simbol i babëzisë.

Marrëzia e tij e njollosi si mos më keq jubileun e 100-vjetorit të Pavarësisë, festën më të madhe të shqiptarëve.

Kliko per me shume info

Po çfarë ndodhi me tortën gjigante?

5 vite më parë, një grumbull njerëzish të babëzitur iu turrën tortës duke e shqyer dhe duke u përleshur mbi të.

Torta tregoi në radhë të parë se sa i paaftë ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës në atë kohë, Lulzim Basha.

Menaxhimi i situatës dhe ndarja e tortës, ishte goditja më e madhe që Lulzim Basha i dha 100-vjetorit të Pavarësisë. Skandali me tortën bëri xhiron e botës në pak minuta.

Torta e Bashës ishte 550 metra katrorë dhe peshonte 18 ton dhe kushtoi 130 mijë USD.

Në sheshin “Skënderbej” u krijua kaos nga qytetarët, të cilët shtyheshin që të merrnin një copë nga torta e Pavarësisë.

Njerëzit e shqyen tortën me kova dhe duar, më pas u hodhën mbi të. Qytetarët u turrën mbi tortë, duke treguar një babëzi të paprecedentë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here