Gjykata e Lartë çon Tom Doshin te Krimet e Rënda, ja pse

Kliko per me shume info

Gjykata e Lartë ka shpallur mos kompetencë për akuzat e mos deklarimit të pasurisë të deputetit Tom Doshi. Çështja do ti kalojë tani te Krimet e Rënda.

Akuza

Kliko per me shume info

Sipas Prokurorisë, deputeti akuzohet se se nuk ka deklaruar transaksione financiare që ka bërë ndërmjet vetes (si individ) dhe kompanive në pronësi të tij.

“Pra, ka rezultuar se ka marrë e dhënë hua ndërmjet vetes dhe kompanive të tij dhe nuk ka deklaruar asgjë të tillë. Subjektet deklarues (zyrtarët) nuk kanë detyrimin të deklarojnë për kompanitë e bizneset.

Por nëse subjektet deklarues (zyrtarët në këtë rast deputeti) hyjnë drejtpërdrejt në raporte financiare (huadhënie, huamarrje etj.), pra kur përfshihen si individë, duhet të deklarojnë lëvizjet financiare”, bënë me dije burimet jozyrtare të Prokurorisë. Sipas tyre, gjatë hetimit janë kryer disa aktekspertime kontabël për hyrje-daljet financiare të kompanive në pronësi të deputetit Tom Doshi apo edhe ekspertime në lidhje me mënyrën si kanë ndryshuar me shtim apo pakësim pasuritë që ai disponon.

“Në përfundim të kë- tyre aktekspertimeve kontabël, ka rezultuar se nga viti 2005 e deri në mars të 2017-s, deputeti Tom Doshi nuk ka deklaruar rreth 10 veprime e transaksione të kryera prej tij me qëllim shitblerje tokash, makina, para të dhëna hua apo gjendjen e llogarive bankare”, tha më tej një burim nga grupi i hetimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.