Tmerrrohet spikerja e lajmeve: Më futi frikën fansja e fiksuar

Showbiz

Dita e sotme nuk ka qenë e qetë për spikeren e njohur të lajmeve në Abc News, Viol Xhafaj.

Gazetarja ka treguar se një grua e panjohur e përndjek atë dhe të afërmit e saj në çdo moment. Kjo situatë e ka tmerruar gazetaren, e cila siç kuptohet ditën e sotme ka marrë një letër nga kjo grua.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reagimi i gazetares:

E kam shumë të vështirë të kuptoj sa psikopat mund të jesh, të marrësh mundimin të bësh një carcaf me shkrim dore, ta nisësh me postë, t’iu kërkosh njerëzve, që i ke parë vetëm në tv, llogari për jetën e tyre personale, ti ndjekësh si maniak në cdo edicion lajmesh a emision, e të mbash mend me datë-muaj-vit cfarë deklaratash kanë bërë, ti vesh re detaje (që as unë nuk e paskam vënë re) të tipit: ku e ke varësen që mbaje në qafe, ku e ke makinën që ke pas…cfarë pune e levizjesh bëjnë njerëzit e tu të afërt, ku jetojne etj etj……une nuk e di, s’ma percepton e përpunon dot fare truri.

Ju lutem, kush e njeh zonjën, ta këshilloj të pije ilacet, se me prishi ditën e me futi frikën për sa e ekspozuar qenkam nga këta lloj njerëzish!

ME TE LEXUARAT