Tjetërsoi tokën publike në bregdet, Policia ndalon nënprefektin e Tiranës

Kliko per me shume info

Policia e Tiranës ka arrestuar nënprefektin e qarkut të Tiranës Fatos Kaja, pas urdhrit nga Prokuroria e Kavajës.

Fatos Kaja dhe 10 zyrtarë e ish-zyrtarë të tjerë akuzohen për tjetërsimin e 36 hektarë tokë publike në bregdetin e Spillesë, duke ua kaluar në pronësi shtetasve të ndryshëm, nëpërmjet fallsifikimit të dokumentave dhe shpërdorimit të detyrës.

Kliko per me shume info

Bëhet fjalë për periudhën kur Fatos Kaja ka qenë zyrtar në komunën Kryevidh të Kavajës.

Prokuroria e Kavajës ka zhvilluar hetime të gjera, duke hetuar mbi dokumentat në ZVRPP Kavajë në Bashkinë Rrogozhinë, si edhe praktikat administrative të ish-komunës Kryevidh, e cila mbulonte zonën e plazhit të Spillesë.

Në vijim të këtyre hetimeve, Prokuroria e Kavajës ka identifikuar zyrtarë dhe ish-zyrtarë, të cilët dyshohen si përgjegjës të drejtëpërdrejtë për fallsifikimin dhe shpërdorimin e detyrës në ndarjen e tokave./tvklan.al

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here