Tirani afrikan rrëzohet nga pushteti pas 40 vjetësh

“Shoku Bob”, ende në pushtet në moshën 93 vjeç. Ish sekretarja dhe e dashura, që u bë gruaja e tij, dëshiron të bëhet presidente.

Kliko per me shume info

Gjenerali mik i kinezëve aleatë të “krokodilit”, pseudonim i zëvendëspresidentit, i cili u shkarkua për “pabesi”.

Grushti i shtetit që po ndodh në Harare është një sagë afrikane me personazhe, që duket se janë marrë nga romanet e Uilbur Smithit. Robert Mugabe, presidenti i rrëzuar Zimbabves, ishte babai-zot i vendit të tij, që nga marrja e pavarësisë në vitin 1980.

Me pseudonimin e luftës “Shoku Bob”, ai ishte i ngarkuar në atë kohë me luftën guerilase marksiste në ish-Rodezi. Nga ëndrra socialiste e pavarësisë Mugabe e ka çuar vendin në makthin e kolapsit ekonomik, korrupsionit dhe të pushtetit absolut, të mbajtur me shtypje dhe torturë. “Shoku Bob” u transformua në një tiran të bindur se “vetëm Zoti” mund ta hiqte. Për të mbajtur pushtetin me zgjedhje farsë, nuk ka hezituar të vrasë kundërshtarët. Për të mos përmendur fushatën e shpronësimit të tokave të “kolonizatorëve” të bardhë.

LEXO EDHE:  Kroacia shpall non grata ministrin serb

Mugabe gjithashtu ka fobi të tjera, si lufta kundër homoseksualëve, që i quan “më keq se derrat”. Sanksionet e imponuara nga perëndimorët bazohen në “gënjeshtrat djallëzore”, për ish-studentin jezuit. Në moshën 93-vjeçare ndihej gjithnjë e më i lodhur dhe i sëmurë, por nuk tërhiqej. Pranë tij është edhe presidentja “në pritje” Grace, 40 vjeç më e re, ish sekretare dhe dashnore e tij, e cila u bë gruaja e dytë. Njerëzit gjithmonë e kanë urryer dhe e kanë quajtur “Dis-hiri” (turp) ose Gucci Grace, për luksin dhe shijet e kushtueshme. Që nga viti 2014, pasi u emërua si udhëheqëse e Lidhjes së Gruas e partisë në pushtet, Grace nuk është fshehur më pas suksesit të bashkëshortit të saj. Një lloj “kardinali Richelieu” me fustan, e cila ia lehtësoi plakut Mugabe heqjen qafe të kundërshtarëve të tij.

LEXO EDHE:  Shpërthen lufta me armë në kryeqytetin e Arabisë, Mbreti evakuohet në bunker

Të hënën ai u shkarkua si zëvendëspresident Emmerson Mnangagva për “besnikëri dhe ndershmëri të ulët”. Rivali e akuzoi Grace se kish dashur ta vriste në gusht me një akullore të helmuar. I mbiquajtur “krokodil” për metodat e tij nënshtruese është një tjetër personazh romanesh, në stilin afrikan. Lindur në 1942, Mnangagva luftoi fort me guerilasit ashtu si Mugabe. Sapo britanikët u dëbuan, “krokodili” mori kontrollin e përgjakshëm të sigurisë dhe të shërbimeve të fshehta. Së bashku me familjen është arratisur në Afrikën e Jugut.

Pikërisht spastrimet e nisura ndaj njerëzve të ish zëvendëspresidentit kanë shkaktuar grushtin e shtetit të gjeneralit Constantine Guyeva Chivenga, kreu i forcave të armatosura. Edhe ai ka luftuar kundër rodezianëve, pasi ishte stërvitur prej sovjetikëve në Mozambik. Mbështetës i fortë i rrëmbimit të tokave nga të bardhët, miku i kinezëve, që nga viti 2004 ka përfunduar në listën e zezë të qytetarëve të Zimbabves që nuk mund të hyjnë në BE apo SHBA. Nuk është rastësi që javën e kaluar ai ndodhej për vizitë zyrtare në Kinë.

LEXO EDHE:  Rikthehet dënimi me vdekje, qytetarët ngrihen në protesta

Grushti i shtetit nuk mund të ketë sukses pa ndihmën e personazhit të fundit, si në romane: Victor Matemadanda. Sekretar i Organizatës së fuqishme të Veteranëve të Luftës, një lloj milicie që kish mbështetur gjithmonë Mugaben. Në gusht, ish luftëtari qe arrestuar se kish kritikuar zonjën e parë Grace, dhe tani është hakmarrë duke u reshtuar me ushtarakët.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here