“Tiranën e bëre lavatrice me paratë e krimit"/ Basha i kundërpërgjigjet Ramës: S'ke ngel ti që të bësh biografinë time

Politikë

Në vijim të replikave të gjata në parlament, kryedemokrati Basha i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama për formimin e tij.

“Ska ngel që ti të bësh biografinë time. Na njohin shqiptarët e dinë formimin tonë. Ku jam edukuar unë thuhet se vetmburrja është në kompleksin e humbësit.”- ju drejtua Basha kryeministrit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu Basha tha se kryeministri ka probleme me kujtesën dhe është i pasigurtë për veten dhe për formimin e tij, prandaj sipas tij e ka të domosdoshëm lidhjen me kriminelët.

“Tiranën e bëre lavatrice me paratë e krimit.”- u shpreh Basha.

ME TE LEXUARAT