Tiranë/ Përplasen dy automjete, plagosen 3 persona

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Tiranë- Elbasan.

Kliko per me shume info

Nga informacionet paraprake mësohet se 2 automjete janë përplasur, si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Fatmirësisht bëhet me dije se 3 personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë parakalimi i gabuar i një prej automjeteve.

Ngjarja ndodhi në aksin Tiranë Elbasan pranë Ibës. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe vazhdon hetimin e rrethanave të aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here