Tiranë, dyshohet se konsumoi mbidozë heroine, i riu gjendet i vdekur

Një i ri është gjetur i pajetë një ditë më parë në kryeqytet, pasi sipas hetimeve, kishte marrë mbidozë heroine.

Kliko per me shume info

Sipas të dhënave zyrtare që jep Policia, A.T., 32 vjeç, është gjetur i vdekur në një ndërtesë të braktisur në rrugën “Llambi Bonata”, në zonën e Kombinatit, ku edhe banonte.

Të njëjtat burime shtojnë se ai rezultonte përdorues i lëndës narkotike të llojit heroinë prej shume vitesh. Grupi hetimor, pranë kufomës gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4 shiringa me age të freskëta.

LEXO EDHE:  Policia gjermane në gjendje alarmi: U nisën për në shkollë, zhduken dy të miturit shqiptar

Nga veprimet rezultoi se, vdekja dyshohet se është shkaktuar nga overdoza e heroinës.

Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, njofton Policia.

Përdorimi i drogës është një fenomen që sipas statistikave zyrtare, prek një pjesë të konsiderueshme të rinisë shqiptare.

Në të gjithë Shqipërinë, numri i personave që marrin trajtim për varësinë nga drogat llogaritet 800, prej të cilëve 719 marrin trajtim për varësinë nga heroina, sipas të dhënave të fundit nga qendra jo-fitimprurëse Aksion Plus. Ndërsa drejtuesit e OJF-së tregojnë se trendi i përdoruesve ka qenë në rritje.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here