Bie në pranga i riu nga Tirana, u kap me dy qese kokainë

Kliko per me shume info

Një 24 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi i janë gjetur dhe sekuestruar 198 gramë lëndë narkotike kokainë e paketuar në dy qese plastike.

Operacioni i koduar “Lissus” ka përfunduar me arrestimin e shtetasit Marsen Hysa, banues në Tiranë.

Kliko per me shume info

“Hysa u vu në pranga pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij në një lokal në Lezhë i është gjetur e fshehur në rroba një sasi prej 198 gram lëndë narkotike e llojit “Kokainë”, e paketuar në 2 qese plastike.

Vazhdojnë hetimet për rastin dhe është duke u hetuar edhe për faktin se mund të ketë persona të tjerë të implikuar në këtë rrjet të trafikut të drogës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprën penale: “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike””- njofton Policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.