Tiranë/ I riu gjendet i vdekur nga gruaja në rrethana misterioze

Aktualitet

Një i riu është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, një ditë më parë.

Burime nga policia bëjnë me dije se 29-vjeçari E.G. është gjetur i vdekur nga bashkëshortja në banesën ku ata jetonin, në një pallat në rrugën “5 Maji”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo ka lajmëruar Policinë. Në banesë mbërritën efektivët e Komisariatit numër 4. U kryen veprimet procedurale, bëjnë me dije burime policore, ndërsa në trupin e viktimës nuk u vunë re shenja dhune.

Arsyeja e humbjes së jetës së të riut mbetet ende e paqartë, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të hedhur dritë mbi shkakun e vdekjes së të riut.

Materialet për rastin do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, njofton Policia.

ME TE LEXUARAT