Tiranë/ Gazetari merr nga rruga të moshuarin dhe i ndryshon jetën

Kliko per me shume info

Një gjest për t’u falenderuar dhe përhapur sa më shumë ky i gazetarit Osman Stafa. Gazetari i ndihmuar nga miqtë e tij, i ka ndryshuar jetën gjysh Rexhepit i cili kishte humbur shikimin. Stafa e ka marrë nga rruga dhe e ka çuar gjysh Rexhepin në një klinikë për të bërë të mundur ndërhyrjen në sy, i mbështetur edhe nga shumë bamirës të tjerë.

Doktor Amarildo Belshi, një mjek me zemër të madhe ka pranuar që vizita dhe ndërhyrja me lazer të bëheshin falas në klinikën e tij.

Kliko per me shume info

Ja si e tregon gjithçka Osman Stafa:

“Nje dite e bukur! Nje dite me “drite” per gjysh Rexhepin! Ate e gjetem ne rruge, teksa kishte dale per te kerkuar leke, per operacionin qe donte te kryente ne sy. Diabeti gati po e verbonte. Ai ishte i vetem, pasi bashkeshortja i ka vdekur disa vite me pare. Prandaj, – thoshte, me duhet drita e syve, te eci vete, te dal te marr ajer. E morem, e derguam dhe i beme te gjitha kontrollet ne QSUT dhe klinika private.

Pasi kontaktova me miq te mite, vendosem te mblidhnim nje shume parash qe do t’i mundesonin atij te gjitha sherbimet. Doktor Amarildo Belshi, nje mjek me zemer te madhe, pranoi qe te gjitha vizitat dhe nderhyrja me lazer, do te kryeheshin falas ne kliniken e tij. Njerin sy e kishim humbur, diabeti kishte bere te veten. Tjetri kishte nevoje per rreze lazer, qe te mund t’i pengonte hemoragjine, dhe te mos humbiste perfundimisht shikimin.
Shume falenderime dhe mirenjohje per doktorin. Nderhyrja shkoi shume mire dhe gjyshi tani eshte shendoshe e mire. Miresia e dr. Amarildos na beri qe leket qe kishim mbledhur per gjyshin, t’ia japim atij per ilace, ushqim, e nevoja te tjera. Gjyshi shpreh me perulje, mirenjihen e tij per te gjithe ata qe kontribuan per te. Zoti i bekofte te gjithe, – me thoshte. Gjyshi eshte mire tani, e gjitha mbaroi dhe tani ai do te ece pa nje shoqerues. Te gjithe bashke ia dolem, sepse te gjithe e nisem nga dashuria, dhe gjerat e vulosura me dashuri, jane te destinuara te kene fund te lumtur. Po, sot, ishte nje dite e bukur.

p.s Falenderime pa mase per Alfir Qosja, shokun tim te gjimnazit i cili nga Franca kontribuoi per gjyshin, falenderoj Ilir Hoxhollin, zemermirin qe cdo here pergjigjet kur i kerkojme ndihme, falenderoj, Alvi Bajramaj, personin bamires te QSUT-se, qe asnjehere s’me kthen per te tilla gjera Anxhela Dullen, Brikena Priftin, Xhevahir Asllanin, Juna Bregun e miq te tjere, qe, duke u bere bashke mundem te benim nje te mire, nje gjyshi, qe shpresa po i ikte dita-dites. Sepse nese behemi bashke, gjithmone ia dalim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.