Tiranë, fëmija gjendet i vdekur në banesë

Aktualitet

Një ngjaje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një vajzë 2 vjeçe është gjetur e vdekur në banesën e saj.

Ngjarja tragjike ka ndodhur ditën e djeshme, kur foshnja e mitur N.S., 2 vjeçe është gjetur pa shenja jete në banesë në rrugën “Petro Nini Luarasi”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas njoftimit të policisë, fëmija është gjendur pa shenja dhune, ç`ka shton dyshimet se vogëlushja e seksit femër, ka gjetur vdekjen për shkaqe natyrale.

Mësohet se foshnja po flinte në krevatin e saj, kur prindërit e kanë gjetur pa shenja jete, ku pavarësisht tentativave për ta përmendur kanë konstatuar vdekjen e saj.

Lidhur me rastin, materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vdekjen natyrale.

ME TE LEXUARAT