Tirana mposht Vllazninë në takimin e Kupës

Sport

Tirana mori një revansh të vogël ndaj Vllaznisë pas asaj ndeshje që e zbriti nga kategoria. Bardheblutë fituan 2 – 0 ndaj shkodranëve në takimin e parë të Kupës së Shqipërisë.

Golat e Grecës dhe Oliveiras në pjesën e dytë vendosën sfidën e zhvilluar në “Selman Stërmasi”. Skënderbeu fitoi 1 – 0 me Besëlidhjen edhe pse la pushim disa titullarë. Kelmendi realizoi golin e vetëm të takimit të parë të luajtur në Lezhë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I hapur mbetet kualifikimi në përballjen Kamza – Teuta. Takimi i parë përfundoi në barazim 1 – 1. Kukësi mundi 4 – 1 Erzenin në Shijak. Për shumë minuta kuksianët luajtën me 10 futbollistë, pasi Krkotic la fushën i dëmtuar, por ishin kryer të gjithë zëvendësimet. Bylisi mundi 2 – 1 Luftëtarin, ndërsa Laçi fitoi 3 – 1 në fushën e Lushnjes. Suksesin më të thellë e arriti Flamurtari 6 – 1 me Turbinën në Cërrik. Të enjten do të zhvillohet sfida Pogradeci – Partizani, ndërsa ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 13 dhjetor./Tv Klan

ME TE LEXUARAT