Tifozët fyen Kosovën në dy ndeshje, FIFA dënon Serbinë me 160 mijë franga zvicerane

Federata e Futbollit e Serbisë është dënuar, pas koreve fyese së tifozëve kundër Kosovës në ndeshjet ndaj Austrisë dhe Gjeorgjisë.

FIFA ka dënuar Federatën e Futbollit të Serbisë me 160 mijë franga zvicerane, për shkak të incidenteve të simpatizuesve të saj në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror, të zhvilluara muajin e kaluar.

Kliko per me shume info

Institucioni më i lartë i futbollit në botë ka thënë se “banerë politikë dhe diskriminues” u shfaqën në ndeshjet ndaj Austrisë dhe ndaj Gjeorgjisë.
Gjoba po ashtu lidhet edhe me thirrjet politike në Vjenë. Tifozët ishin dëgjuar teksa kishin bërë thirrje për Kosovën, shkruan “Foxsports”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.