Tifozët e Bayernit bojkotojnë ndeshjen ndaj Anderlechtit në Champions

Tifozet Ultras te Bayern Munich zakonisht nuk mungojnë në ndeshjet jashtë fushe të ekipit të tyre.

Por për ndeshjen e 22 nëntorit ndaj Anderlecht, ndeshja e radhës e grupit B të Champions League shumë e rëndësishme për të mbajtur ritmin e kryesuesve të PSG, shumë tifozë do të qëndrojnë në shtëpi.

Kliko per me shume info

Arsyeja është çmimi i lartë i biletave për tifozët vizitorë. “Nuk do të jemi në stadium për ndeshjen ndaj Anderlecht. Një çmim bilete 100 euro për një ndeshje të fazës së grupeve është një paturpësi,” deklaron grupi i tifozëve.

LEXO EDHE:  Klubi grek e shkarkoi, Besnik Hasi i bën gropën Olimpiakosit

Siç ka deklaruar disa ditë më parë, klubi ka 173 bileta në dispozicion për 70 euro dhe 852 karta për 100 euro, të cilat gjithsesi Bayern do t’i shesë për 70 euro.

Klubi ka vendosur të subvencionojë kartat për tifozët e tij.

Herën e fundit që ultrasit e Bayern protestuan ishte për biletat ndaj Paris Saint-Germain dhe në tetorin e 2015 për ndeshjen jashtë fushe ndaj Arsenal.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here