Terror në Tiranë nga dy të dehurit, kush janë të “fortët” shkodranë

Dy shkodranë janë arrestuar dje nga Policia e Tiranës, pasi në gjendje të dehur janë konfliktuar me punonjësit e një karburanti dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, në rrugën “Dritan Hoxha”, kur dy “të fortët” nga Shkodra, po dilnin nga Tirana me automjetin me targë AA 381 RO.

Pasi kishin qenë duke pirë gjatë gjithë natës në një prej klubeve në kryeqytet, ata janë nisur në drejtim të Shkodrës në gjendje të dehur. Para se të arrinin te rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja”, kanë ndaluar për të furnizuar makinën me karburant dhe aty kanë debatuar me punonjësin e karburantit.

Kliko per me shume info

Ky i fundit, duke qenë se e ka kuptuar se edhe shoferi edhe pasagjeri ishin të dehur, nuk ka pranuar ta mbushë makinën me karburant pa i dhënë më parë paratë. Në këto rrethana, pasagjeri, 34-vjeçari Gjin Ndoj, ka dalë nga makina dhe ka nisur të debatojë me punonjësin.

Ndërsa, më pas është kthyer në makinë dhe ka marrë një automatik që ndodhej në sediljen e pasme, duke qëlluar një herë në ajër. Në këtë momente ka dalë nga mjeti edhe shoferi, 21-vjeçari Mario Deda, i cili i ka hequr armën nga dora shokut të tij, duke e futur në bagazhin e makinës.

ARRESTIMI

Një patrulle e Komisariatit nr.3 ka mbërritur me shpejtë- si në vendin e ngjarjes, duke bërë arrestimin në flagrancë të dy të dyshuarve. Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar arma, si dhe një gëzhojë e një fishek. Burime nga Policia e Shtetit, thanë se dy të arrestuarit kanë qenë të dënuar edhe më parë nga drejtësia.

Gjin Ndoj rezulton i dënuar për plagosje të rëndë me dashje, ndërsa miku i tij, Mario Deda, për “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake e municionit.

“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.3, u arrestuan në flagrancë shtetasit, Gjin Ndoj, 34 vjeç e Mario Deda, 21 vjeç, banues në Shkodër, të dënuar më parë. Arrestimi i tyre u bë pasi rreth orës 06:00, në rrugën “Dritan Hoxha”, pranë një karburanti, në gjendje të dehur, shtetasi Gjin Ndoj ka qëlluar në ajër me automatik, që e mbante pa leje shtetasi Mario Deda, në mjetin me targë AA 381 RO. Grupi hetimor në vendngjarje ka bllokuar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë dhe një fishek”, tha zyrtarisht Policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here