Tërmet i fuqishëm 7.3 ballë, lëkundje të forta në disa shtete

Kliko per me shume info

Një tërmet i forte me magnitudë 7.3 ka goditur Irakun rreth 200 km në verilindje të kryeqytetit Bagdad, raporton Instituti Gjeologjik i SHBA.

Fillimisht u raportua se lekundjet ishin me magnitudë 7.2, para se të ndryshohej në 7.3. Qendra është 103 km në juglindje të qytetit të As-Sulaymaniyah, matjet fillestare treguan tërmetin në një thellësi prej 33 kilometrash.

Kliko per me shume info

Raportimet në rrjetet sociale dhe media thonë se tërmeti është ndjerë fuqimisht në Bagdat, por gjithashtu në të gjithë vendet e Lindjes së Mesme si Turqia dhe Irani

Televizioni shtetëror iranian tha që tërmeti është ndjerë në disa qytete të vendit dhe kishte dëmtuar tetë fshatra, duke ndërprerë energjinë elektrike në një numër të këtyre fshatrave.

“Tërmeti u ndje në disa provinca iraniane që kufizohen me Irakun … tetë fshatra janë dëmtuar … Energjia është ndërprerë në disa fshatra dhe ekipet e shpëtimit janë dërguar në ato zona,” shkruan The Independent.


Linjat e ujit dhe energjisë elektrike u ndanë në disa fshatra dhe qytete në provincën perëndimore të Kermanshah dhe njerëzit po qëndrojnë jashtë në rrugë për shkak të kërcënimit nga lëkundjet. Deri tani nuk janë raportuar viktima.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here