Tenton të tërheqë paratë nga bankomati në Kamëz, grabitet 37-vjeçarja

Një grua në Tiranë ka rënë pre e grabitësve teksa ishte duke tërhequr një sasi parash pranë një bankomati në Kamëz.
Mësohet se 37-vjeçarja me inicialet N.C. i është drejtuar një bankomati për të tërhequr disa para, por ai nuk ka funksionuar.

Në një moment ajo është larguar pak për t’u futur brenda në bankë e për të raportuar problemin, por lekët kanë dalë dhe një person që ka qenë aty pranë ka përfituar dhe i ka marrë duke u larguar me shpejtësi.

Kliko per me shume info

Njoftimi i Policisë:
Më datë 03.11.2017, shtetasja N.C, vjeç 37, ka bërë kallëzim se më datë 24.10.2017, në rrugën “Bulevardi Blu”, pasi ka kryer veprimet për të tërhequr nje shume lekesh në bankomatin e nje banke Kamëz, ka shkuar brenda bankës për të sqaruar pasi bankomati nuk kishte kryer transaksionin dhe për një moment, një person i panjohur vjen në bankomat për të kryer veprime dhe është larguar shumë shpejt prej tij. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.