Tentoi të vetdigjet para Parlamentit, hera e dytë në pak ditë

Kliko per me shume info

Një 35-vjeçar ka tentuar paraditen e sotme t’i vërë flakën vetes para parlamentit. I riu nga Lezha, Saimir Zalli kishte disa minuta që qëndronte para parlamentit dhe kërcënonte se do vetëdigjej.

Por, ka ndërhyrë policia dhe i riu nuk ka mundur ta finalizojë aktin ekstrem. Por kjo nuk është hera e parë që Saimir Zalli ndërmerr një veprim për të vrarë veten.

Kliko per me shume info

Tre javë më parë 35-vjeçari tentoi të hidhej nga vinçi. Mësohet se i riu është në depresion për shkak të problemeve me gruan.

Më 16 tetor për 2 orë ka qëndruar mbi një vinç në qendër të kryeqytetit, duke paralajmëruar se do të hidhej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.