Bien në pranga dy të rinjtë nga Patosi, blutë e policisë u kontrollojnë banesën, ja ç’gjetën në dollap

Kliko per me shume info

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Fierit pasi u kapën me 41, 3 kg kanabis sativa.

Gjatë operacionit të koduar “Dukas” janë vënë në pranga shtetasit Neritan Bildo, 28 vjeç, dhe Spartak Kamberaj 26 vjeç.

Kliko per me shume info

Njoftimi i policisë

Sekuestrohen 41.3 Kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Arrestohen në flagrancë 2 poseduesit e lëndës narkotike.

Nga ana e Specialistëve të Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, mbi bazën e informacioneve të marra më parë në rrugë operative u finalizua operacioni antidrogë të koduar “DUKAS”, ku si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

N. B, 28 vjeç, banues në lagjen “Dukas”, Patos.

S. K, 26 vjeç, banues në lagjen “Dukas”, Patos.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në lagjen “Dukas”, Patos gjatë kontrollit të banesës së shtetasit J.G (e cila i ishte lënë në ruajtje shtetasit N. B, që prej 20 vitesh), në dollapin e dhomës së gjumit Policia gjeti të fshehur 5 thasë plasmasi me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, gjithësej 41.3 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se kjo sasi lënde e dyshuar narkotike ishte fshehur në këtë banesë nga shtetasit N. B dhe S.K, të cilët kishin për qëllim trafikimin me destinacion Greqinë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar nga Nenet 283/2 dhe 283/a të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.