“Të pasme të vdekura nëse punoni ulur", ja çfarë thonë mjekët!

Soft

Besoni apo jo, muskujt e të pasmeve tuaja të njohur ndryshe si muskujt gluteal mund të zhvillojnë një sindromë të veçantë që quhet amnezi – e njohur edhe si “sindroma e të pasmeve të vdekura”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sigurisht që ky emër tingëllon shumë i çuditshëm por, sipas CNN, mjekët raportojnë se kjo është një gjendje mjaft e zakonshme, veçanërisht për ata persona që punojnë në zyrë.

Amnezia e të pasmeve ndodh kur muskujt “harrojnë” se si të funksionojnë normalisht. Kjo mund të ndodhë nëse uleni për një kohë të gjatë në karrige dhe nuk merreni me stërvitje apo lëvizje të herëpashershme.

Chris Kolba, Ph.D., , terapist fizik në Universitetin Shtetëror të Ohajos, Qendra Mjekësore Wexner, shpjegon këtë gjendje: “Kur ulesh për një kohë të gjatë, muskujt e sipërm të të pasmeve forcohen dhe bëjnë që muskujt gluteale të mos punojnë në mënyrën që duhet” .

Por edhe pse ndenja ulur është padyshim një shkaktare për sindromën në fjalë, ekspertët mjekësorë theksojnë se edhe njerëzit aktivë dhe atletët mund të zhvillojnë gjendjen. Kristen Schuyten, një terapist fizik në Michigan Medicine, thotë për CNN se njerëzit që nuk bëjnë stërvitjen e duhur mund të kenë një diagnozë të amnezisë gluteale. Kjo është pikërisht ajo që ndodhi me një atlet, i cili u tha se kishte sindromën e të pasmeve të vdekura në vitin 2010. Në mënyrë që të shërohej, vrapuesi Jen Miller ndoqi një rutinë të terapisë fizike për të forcuar muskujt e ulët të barkut dhe ata gluteal.

Por si mund ta dallosh nëse e ke sindromën? Mjekët këshillojnë disa metoda të ndryshme për të testuar fuqinë e muskujve glutealë. Një mënyrë për të kontrolluar simptomat është të qëndrosh i shtrirë në tokë me shpinë dhe të vendosësh dy duart nën prapanicën tënde. Prej aty, përpiquni të përdorni muskujt e të pasmeve me radhë, njërë nga ana e majtë e njëherë nga e djathta, duke i sforcuar ata për të parë a janë aktivë.

Një mënyrë tjetër për të kërkuar shenja paralajmëruese është të kryejmë atë që quhet testi “Trendelenburg”. Për ta bërë këtë, ngrihuni dhe ngrini një këmbë para jush. Nëse legeni zbret poshtë në anën e trupit ku këmbët ngrihen, kjo tregon dobësi në mediusin gluteal në anën e kundërt”. Natyrisht, gjithmonë duhet të pyesni një mjek nëse jeni i shqetësuar për forcën e muskujve tuaj, ose nëse keni ndonjë dhimbje në shpinën tuaj.

Për fat të mirë, ka disa mënyra për të shmangur sindromën e të pasmeve të vdekura. Mjekët u bëjnë thirrje njerëzve të bëjnë pushime për t’i shtriqur muskujt gjatë punës dhe që të ngrihen dhe të ecin përreth nëse jeni në një punë ku duhet të ulen për periudha të gjata kohore.

Ju gjithashtu mund të shtriqni muskujt e të pasmeve gjatë kohës që jeni ulur në tavolinën tuaj, dhe të bëni “squats”.

“Të pasme të vdekura” ! Nëse punoni ulur duhet ta lexoni këtë lajm

 

ME TE LEXUARAT