“Ç’bënte Taulant Balla në Rumani me një nga të akuzuarit e Elbasanit?”

Kreu i PD-së Lulzim Basha nga foltorja e parlamentit tha sot se kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është në hetim për pastrim parash.

Gjatë fjalës së tij, Basha iu drejtua Ramës duke e pyetur nëse ka dijeni që deputeti i tij para një muaji ka qenë në Rumani me një prej personave të akuzuar nga Prokuroria e Elbasanit.

LEXO EDHE:  Qeveria rimburson 36 medikamente të reja, reagon Shehu: Lojë fjalësh, nuk ka asnjë vlerë
Kliko per me shume info

“Mjafton të kishe pyetur Drejtorin tënd të Policisë se ç’ka bërë ky para një muaji me një nga të akuzuarit zyrtarisht nga Prokuroria e Elbasanit në Rumani”, tha Basha në Parlament duke iu referuar Taulant Ballës.

Basha u tregua shumë i rezervuar në dhënien e informacioneve.

Basha nuk sqaroi nëse personi që ka qenë i shoqëruar në Rumani me Taulant Ballën është njëri nga të akuzuarit në Elbasan për çështjen e Orest Sotës apo ka lidhje me ngjarjen e 18 Shtatorit ku u godit makina e ish-drejtorit të Policisë së Elbasanit.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here